Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Zbardhni dhëmbët me lëvore bananeje!

Kaliumi është një mineral i rëndësishëm që stabilizon shtypjen e gjakut,  mban zemrën e shëndoshë si dhe forcon eshtrat.

E bananja përmban 450 kalium, 4 herë më shumë se drithërat dhe buka.

Nëse hani dy banane në ditë, do të parandaloni hipertensionin, arterosklerozën si dhe do të keni eshtra më të forta. Bananet po ashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Bananet përmbajnë fibra që ndihmojnë në sistemin e tretjes, ndihmon në parandalimin e problemeve me diarre, forcon sistemin imunitar, mbron zorrën e trashë nga kanceri.

Bananja përmban substanca që ndihmojnë qelizat të funksionojnë në atë mënyrë që rregullojnë barkun duke formuar një mukozë kundër aciditetit. Komponentët e tjera në banane njihen si enzimë parandaluese, që ndihmon në shkatërrimin e bakteries që shkakton ulcerën në bark.

Bananet përmbajnë pak sodë. Zvogëlimi i konsumimit të sodës është i rëndësishëm për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, si dhe dëmtimin e enëve të gjakut, dhe humbjen e kalciumit nga eshtrat.

Por magjia e bananes nuk është vetëm konsumimi….
Përfitime të mëdha mund të kemi edhe nga lëvozhga e saj, sidomos nësë deshironi të keni dhëmbë të bardhë.

Do t’iu marrë një minutë ose dy për të pastruar dhëmbët.

Gjithçka që iu nevojitet është një lëvozhgë bananeje. Fërkojeni atë në dhëmbë dhe mishra përreth dy minuta. Pas kësaj, lani dhëmbët me pastë dhëmbësh, dhe do ta vëreni rezultatin menjëherë./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë