Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Youtube fshin videot e rreme për vaksinën kundër COVID-19

YouTube ka premtuar se do të fshijë të gjitha videot keqinformuese mbi vaksinat e koronavirusit si pjesë e një përpjekjeje të re për të luftuar keqinformimet për Covidin. 

Ai ka thënë se çdo video që bie ndesh me konsensusin e ekspertëve të autoriteteve shëndetësore do të hiqet nga rrjeti. Kjo pason një njoftim të Facebook që tha se do të ndalonte reklamat që dekurajojnë njerëzit për vaksinimin. Sidoqoftë, kufizimi nuk do të jetë i aplikueshëm për postimet e papaguara apo komentet. 

Youtube ka ndaluar më herët pretendimet mjekësisht të paqëndrueshme në lidhje me koronavirusin në platformën e tij. Por tani, po e zgjeron politikën për të përfshirë edhe përmbajtje që kanë të bëjnë me vaksinat. Një vaksinë ndaj koronavirusit mund të jetë e afërt, ndaj ne do të garantojmë që të kemi në fuqi politikat e duhura” tha shërbimi në pronësinë e Google. 

Youtube tha se do të hiqte çdo sugjerim sipas të cilit vaksina mund të vrasë njerëz, të shkaktojë infertilitet, mban mikroçipe që implantohen tek njerëzit etj. Youtube tha më herët se kishte hequr 200 mijë video të rrezikshme apo keqinformuese për virusin, që nga shkurti.

Arkiva

Kategoritë