Gjatë mbrëmjes së djeshme raportohet se policia gjatë patrullimit në Vushtrri, ka hasur në të dyshuarën femër pozitive me koronavirus, që kishte dal nga vetizolimi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet që në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është inicuar procedurë penale dhe që e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.