Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vrasja e 15-vjecarit në Prizren, arrestohet dy persona si të dyshuar

Janë arrestuar dy persona që dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e 15-vjecarit në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka njoftuar se të arrestuarit dyshohet se e kanë asistuar dorasin në fshehjen e dëshmive të ngjarjes së të hënës që lamë pas.

“Të premten janë arrestuar dy persona, njëri është i lindur 2003 dhe tjetri më 2004 dhe janë të dyshuar që kanë ndihmuar kryesit e vrasjes penale, vrasje, të cilët kanë fshehur faktet. Këta i kanë ndihmuar me fsheh armën. Ata me vendim të prokurorit janë ndaluar për 24 orë meqë janë të mitur”, tha Osmanollaj.

Kujtojmë që për vrasjen e 15 vjeçarit është arrestuar edhe një person të cilit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

15 vjeçari humbi jetënmë 18 janar si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje që kishte ndodhur mes të rinjve në këtë komunë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë