Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Vitia: Personat e moshuar të ndahen nga fëmijët; Mos pranoni vizita nga të afërmit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur disa veprime të tjera që duhet t’i marrim qyetarët si një masë parandaluese ndaj COVID-19.

Vitia, këshilloi që të konsumohet shumë ujë, çaj e sidomos limon – pasi është i pasur me vitaminë C.

 “Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët e tjerë të familjes. Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale. Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi ”, ka këshilluar Vitia.

Ai gjithashtu i ka këshilluar të gjithëve që kanë kafshë shtëpiake t’i pastrojnë duart menjëherë pas kontaktit me ta.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë