Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Vitia: Në mesnatë kuptohet nëse gruaja e dyshuar është e prekur nga koronovirusi

Në një konferencë për media, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik, kanë bërë të ditur që një paciente e huaj është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK – nën dyshimin për koronovirus.

Sipas Vitisë, të shtunën në ora 17:00 është shtrirë një grua, shtetase e huaj në këtë Klinikë nën dyshimin për koronovirus.

“Ne sot u mblodhëm dhe u sqaruam që bëhet fjalë për një shtetase të huaj që punon në Kosovë, që ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë 5 të infektuar. Ajo pasi ka lexuar për këtë gjë dhe pas disa simptomave, një kollë por pa temperaturë, është alarmuar”.

Vitia ka bërë të ditur që lajmin nëse shtetasja britanike është e prekur apo jo nga koronovirusi, do ta bëjnë të ditur në orët e vonshme të natës së sotme.

“Unë u sigurova që të jenë të gjitha materialet dhe pritet që nga ora 23:00 apo në mesnatë të del rezultati i analizave për të ditur, nëse kjo grua është e prekur nga koronovirusi apo jo”./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë