Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Vitia: Mos pranoni vizita në shtëpi, babai i të infektuarve në Fushë Kosovë: Kam qenë në vizitë te motra

Mbrëmë në vendin tonë u identifikuan 12 raste të reja me koronavirus. Tri prej këtyre rasteve janë në Fushë Kosovë.

Babai i dy fëmijëve të infektuar kishte pranuar se ka qenë në vizitë te motra e tij e infektuar në Prishtinë. E ky veprim bie ndesh me kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë për kujdes nga përhapja e pandemisë.

““Para dy javëve kam qenë në vizitë tek motra. Unë kam dalë negativ. Djemtë pozitiv. Djemtë nuk kanë pasur kontakt me ata”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Në anën tjetër që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vazhdimisht ka bërë apel të mos pranohen vizita në shtëpi.

““Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi”.

Ky apel u përsërit edhe disa herë nga mjekë e infektologë në Kosovë./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë