Autoritetet në Vietnam, do t’i evakuojnë 80 mijë persona, kryesisht turistë, prej qytetit Danang, pasi tre persona kanë rezultuar pozitiv në testin me COVID-19.
Procesi i evakuimit do të zgjasë së paku katër ditë dhe do të bëhet përmes linjave të brendshme ajrore.
Vietnami përndryshe është ndër vendet e vetme në botë, që nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi.
Që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 420 persona.