Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Video që u bë virale: Djali 9 vjeçar që e përqeshnin në shkollë për pamjen, kërkon të vdes! (VIDEO)

Një nënë australiane, Yarraka Bayles ka postuar një video të djalit të saj duke qarë me zë – me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi bulzimin (ngacmimet që ndodhin si përqeshje për tipare fizike apo të personalitetit).

Djali i saj 9 vjeçar, Quaden, ka lindur me Achondroplasia që është formë e Dwarismit e që karakterizohet me tipare të vogla të trupit.

Pikërisht për këto tipare djali i saj ngacmohet shumë në shkollë dhe për këtë gjë ajo ka publikuar videon në rrjete sociale.

“Sapo e mora djalin nga shkolla dhe isha dëshmitare e një ngacmimi që i bëjnë atij. Dua që përmes kësaj video  drejtori, prindërit, edukatorët e mësuesit të dinë se si ndikon ngacmimi tek fëmijët”, thotë Bayles.

Në këtë video dëgjohet djali i saj që në mënyrë të përsëritur i thotë asaj që dëshiron të vdes.

Në një video që zgjatë mesatarisht 7 minuta tërë kohën dëgjohet nëna duke bërë thirrje që prindërit t’i edukojnë fëmijët e të mos i përqeshin të tjerët për tiparet fizike.

Kurse gjatë tërë videos djaloshi 9 vjeçar, shihet duke qarë e në disa raste edhe duke e goditur veten!

Më poshtë mund ta shikoni videon: https://www.facebook.com/yarraka/videos/10163099957440693/

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë