Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetëvritet një person në Burgun e Dubravës

Një i burgosur 29-vjeçar është vetëvrarë mbrëmë në Burgun e Dubravës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku thekson se vetëvrasja ndodhi në orën 22:41, raporton TV Besa.

Gjithashtu u theksua se në bazë të raportit mjekësor të stacionit, viktima vuante nga probleme të vazhdueshme mendore, për çka është trajtuar rregullisht nga psikologu dhe psikiatri.

Mendohet se viktima V.H. e përdori litarin për të kryer vetëvrasje.

Ai ishte i dënuar me burg për veprat penale: lëndim i rëndë trupor dhe vjedhje e rëndë.

Lidhur me vdekjen e të burgosurit u informua Policia e Kosovës dhe prokuroria, ndërsa stafi mjekësor i Burgut të Dubravës do të bëjë autopsinë për të marrë vesh shkakun e vdekjes. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë