Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT), ka bërë thirrje që me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe në shenjë respekti të pamjes së re që NEWBORN-i ka marrë këtë vit, të përdorni kornizën “By My Voice” në foton e profolit tuaj në Facebook.
Përmes kësaj, ju do të tregoni mbështetjen tuaj për viktimat e dhunës seksuale gjatë konflikteve, në të gjithë botën.
KRCT, bën thirre që të luftohet stigma në Kosovë dhe anembanë botës!