Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Vendimi i ri i Qeverisë: Ndalohet qarkullimi i njerëzve dhe  automjeteve

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin për qytetarë dhe automjete me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve nga 24 marsi në këto orare:

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Vendimi është votuar në mbledhjen e qeverisë e cila është mbajtur në formë virtuale.

Të dielën këto masa i kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë