Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes personi i pestë nga koronavirusi në Shqipëri

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Pacienti në fjalë është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./TopChannel.

Youtube

Arkiva

Kategoritë