Mër, Nën 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Vdes një person në një aksident në Skenderaj

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy automjeteve në komunën e Skënderajt.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premtën në orën 16:40 në fshatin Kosterrc.

Njëri nga dy të shpëtuarit e aksidentit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK ndërsa drejtuesi tjetër me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /familjajone

Arkiva

Kategoritë