Sht, Jan 23, 2021
Banner Top
Banner Top
Vdes nga COVID-19 këngëtarja e mirënjohur fierake

Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak.

Pas një betejë të gjatë, rreth 4 javore,  dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Vdes nga Covid këngëtarja e mirënjohur fierake

Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak. Pas një beteje të gjatë, rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Ajo është ndare nga jeta në moshën 52-vjecare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve. Kohët e fundit familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren.

Me gjithë përpjekjet e shumta për ta shpëtuar, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte. Artistja 52-vjecare ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut te madh artistik në Fier që do të jenë një thesar i çmuar për Fierin dhe jo vetëm.

Pupi ishte pjesë e Ansamblit “Myzeqeja” teksa mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me COVID-19 nuk e fitoi dot

Arkiva

Kategoritë