Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv.
Referuar Shërbimit Infektiv shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i Covid-19, por asimptomatik për sëmundjen.
88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension dhe anemi grave./ A2 CNN