Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes edhe një person nga COVID-19

Ka ndërruar jetë edhe një qytetar i Kosovës si shkak i COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën  e Prizrenit, Besa Kuqi, përmes një njoftimi në Facebook.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetar humb betejen me #COVID19 nga qyteti i Therandēs, S.K, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë tē komunēs tonē po e vazhdojnë betejen me këtë virus te msheftë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën, bajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka shkruar Kuqi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë