Hën, Jan 18, 2021
Banner Top
Banner Top
Vdes edhe një pacient me Covid-19 në Shqipëri

Edhe një pacient në Shqipëri ka humbur betejën me Covid-19.

 
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh ka vdekur pasditen e së mërkurës.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë..

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë në Shqipëri të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

Arkiva

Kategoritë