Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes 56 vjeçari që punonte në KEK, ishte i infektuar me koronavirus

Një punëtor 56-vjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur KEK-u përmes rrjetit social Facebook, ku thuhet se viktima ishte nga fshati Vasilevë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot rreth orës 17:00.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha ( 56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë