Sht, Mar 6, 2021
Banner Top
Banner Top
Varësia nga telefonat “Smart”

Shkruar nga – Antigona Qenaj-Sejdiu, psikologe

Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të një zhvillimi tejet të madh të teknologjisë. Ky zhvillim po i shërben jashtzakonisht shumë njerëzimit për t’ia lehtësuar jetën në të gjitha aspektet. Por, përveҫ përfitimeve të shumta të teknologjisë, njerëzimi po vuan edhe pasojat e përdorimit jo te duhur të saj.

Të gjithë ne posedojmë një smartfon me të cilin jemi të lidhur përmes aplikacioneve të cilat ndodhen në të. Lojëra, fotografi, llogari të ndryshme në rrjete sociale, janë vetëm disa nga gjërat që ne kemi në telefonat tanë. Lidhja është shumë e fuqishme, aq e fuqishme sa po na largon nga lidhjet sy më sy me personat tonë të dashur. Kjo lidhje e fuqishme me telefonat tashmë ka kaluar edhe në varësi psikologjike. Organizata Botërore e Shëndetësisë njeh varësinë nga telefonat si sëmundje psikike. Varësia nga telefoni jo vetëm që ka efekte fizike por edhe psikologjike. Studimet e fundit tregojnë se përdorimi i telefonit lidhet ngushtë me Deficitin e gjumit, Ankthin, Stresin dhe Depresionin.

Por, si mund të dijmë se jemi të varur nga telefoni?

Studimet thonë që: “Përdorimi i telefonit llogaritet si varësi atëherë kur sjelljet që lidhen me përdorimin e telefonit bëhen stresuese”.

Ja disa shembuj që do të ju ndihmojnë të kuptoni nëse jeni të varur nga ntelefoni apo jo:

  • Nëse jeni duke përdorur telefonin tuaj në të shumtën e kohës,
  • Nëse keni vështirësi të zvogëloni qëndrimin në telefon,
  • Nëse përdorni telefonin për të mbushur monotoninë apo mërzitjen,
  • Për të gjetur zgjidhje për problemet e tjera si: ankthi, depresioni, apo problemet me njerëzit, dhe
  • Nëse ju kaplon frika dhe shqetësimi kur vëreni se ka një kohë që nuk keni qenë në telefon atëherë ju jeni të varur nga telefoni.

Të gjithë ne pa përjashtim, rrezikojmë të jemi të varur nga telefoni: fëmijët, adoleshentët, dhe të rriturit pa përjashtim. Varësia nga telefoni njihet ndryshe edhe si NOMOFOBIA (No Mobile Phone Fobia).

Zakonisht, ne i mbajmë shumë afër telefonat tanë edhe gjatë kohës së gjumit. Njejtë sikurse përdorimi i drogës dhe alkoolit të cilat shkaktojnë lirimin e dopaminës kimike në tru dhe na e ndryshon gjendjen shpirtërore edhe përdorimi i telefonit e ka nje efekt te ngjashëm.

Si ndikon përdorimi i telefonit tek fëmijët?

Rreptësisht rekomandohet ndalimi i ekspozimit ndaj telefonit për foshnjet dhe fëmijët deri në moshën 4 vjeҫ. Kjo për faktin se përdorimi i telefonit në këtë moshë pengon zhvillimin normal të trurit dhe dëmton disa funksione të tij, si psh. dëmton funksionimin kognitiv, shkakton atrofi të lëndës gri duke komprementuar integritetin e lëndës së bardhë etj. Shumica e dëmtimeve ndodhin në lobin frontal të trurit i cili  pëson ndryshime drastike në periudhën e doleshencës. Ky dëmtim i trurit mund të ketë efekte të shumta negative nga dëmtimi i aftësisë për të krijuar mardhënje ndërpersonale deri tek dëtimi i ndjenjës për mirëqenje të përgjithshme personale.

Tek fëmijët e moshës deri në 4-5 vjec studimet kanë gjetur se efektetet psikologjike vërehen nga dëmtimi apo ndikimi në zhvillimin normal të trurit deri tek vështirësitë në komunikim emocional apo verbal. Izolim, mungesë e socializimit, mungesë e të folurit, ADHD, hiperaktivitet, lodhje, irritim, shqetësim, nervozë, problem me gjumin etj.

Kurse, tek adoleshentët problemet më të shpeshta janë deficiti i gjumit, mungesë e koncentrimit, humbje e interesit për botën reale, vështirësi në mësim ankth, stres, depression, si dhe përmes përdorimit të telefonave ata më lehtë mund të bëhen pjesë e dukurive negative si droga, alkooli, prostitucioni etj. Gjithashtu, përdorimi i tepërt i telefonave mund t’i dërgojë adoleshentët në depression të thellë, e në vendime e veprime vetëlënduese.

Si të trajtohemi nga varësia e telefonave?

  • Ndaloni telefonin gjatë natës, nëse keni nevojë për alarm atëherë mbajeni telefonin larg nga shtrati juaj.
  • Provoni ta lini ndonjëherë telefonin në sthtëpi psh. derisa dilni për shëtitje apo për të blerë ca gjëra për shtëpi etj.
  • Provoni që një pjesë të ditës ta kaloni pa telefon, duke bërë aktivitete të tjera si: provoni të uleni diku në qetësi, lexoni ndonjë libër, të shkruani diҫka apo të shikoni fotografi të vjetra të printuara, ose dilni diku jashtë për të shëtitur, etj.

Ne përdorim telefonat për të mbajtur kontakte me personat tonë të dashur por ju mund të bëni disa ndryshime edhe në këtë kontekst:

  • Inkurajoni të afërmit të takoheni më shpesh në takime sy më sy, pa telefon,
  • Nëse ata jetojnë larg jush dhe ju keni nevojë të kaloni kohë në telefon për të biseduar me ta atëherë, provoni të balanconi kohën e qëndrimit në telefon për ҫështje tjera si psh mos qëndroni në telefon në rrjete sociale apo duke luajtur lojëra, 
  • Lejoni vetes që të keni kontakte të drejtpërdrejta me njerëz qoftë në punë , qoftë në shoqëri apo me familjen,
  • Bëhu pjesë e aktiviteteve të ndryshme sociale,
  • Mos qëndro vetëm – shoqërohu.

Ndërsa për fëmijët jemi ne ata që shërbejmë si model. Nëse ne të rriturit jemi duke lexuar libra edhe fëmijët mësohen të lexojnë libra. Nëse ju jeni në telefon, ҫfarë prisni të bëjë fëmija juaj?

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë