Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Vaksina kundër COVID-19 mund të vonojë për të rinjtë e shëndetshëm

Lansimi i vaksinës kundër koronavirusit ka qenë tema më e diskutuar që prej shfaqjes së pandemisë. Anipse është pritur me entuziazëm nga të gjithë njerëzit që ajo të dalë në përdorim shumë shpejt, ka një detaj që është mjaft zhgënjyes.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) të rinjtë që janë të shëndetshëm mund të mos e marrin vaksinën kundër COVID-19 deri në vitin 2022.
Sipas mediave të huaja, të parët që do të vaksinohen janë të moshuarit dhe stafi mjekësor, transmeton Telegrafi. Edhe pse ende nuk ka informacione zyrtare rreth çështjes se kush ka prioritet të testohet i pari, më shumë mundësi do të jenë dy kategoritë e lartpërmendura (të moshuarit dhe infermierët me pjesën tjetër të stafit shëndetësor) ata që do ta provojnë së pari vaksinën.
Sa i përket fazës së lansimit të vaksinave, 10 prej tyre janë në prova klinike nëpër disa vende të botës dhe pritet të lëshohen në përdorim së shpejti. /familjajone

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Arkiva

Kategoritë