Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimi i detit, perfekt për shëndetin fizik dhe mendor

Lidhja mes dietës dhe diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit është e njohur, por a mund të ndikojë ushqimi edhe në gjendjen mendore?

Nga një hulumtim i kryesuar nga Lina Begdache, profesoreshë në Binghamton të New York-ut, u kuptua që të rinjtë nën moshën 30 vjecare që hanë së paku tre herë në javë ushqime të shpejta – kanë më shumë tendencë të kenë probleme me shëndetin mendor.

Kurse personat mbi moshën 30 vjecare, që hanin më pak karbohidrate dhe më shumë fruta, kishin më pak stres dhe depresion. Frutat janë të pasura me antioksidantë që e mbrojnë trurin.

Ky studim thotë që ushqimi i detit, është i duhuri për të gjithë pasi ky lloj ushqimi ndikon në tru dhe në trup.
”Ushqimi i detit i ka të gjitha përbërësit që janë të rëndësishëm për strukturën e trurit”./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë