Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që patjetër duhet t’i lani para konsumimit

Larja e disa produkteve të caktuara ushqimore është shumë e nevojshme nëse duam të kemi siguri ushqimore. Megjithatë, kjo neglizhohet nga shumica prej neve.

Disa edhe mund të konsumohen pa u larë sepse gjatë përgatitjes së tyre humbin bakteret, por për disa larja është jetike, transmeton netdoktori.

Në këtë listë hynë:

Patatet
Edhe pse e qëroni duhet ta lani gjithsesi, nëse doni ta parandaloni kalimin e baktereve nga shtresa e jashtme në pjesën e brendshme.


Avokado
Pasi që pjesa e jashtme e saj nuk hahet, duhet të lahet sepse bakteret shumë shpejt mund të transferohen në tulin e saj. E njejta vlen edhe për portokallin, mollën, limonin, shalqinin, etj.


Orizi
Përveç pastërtisë, larja e tij para gatimit e heq niseshten e tepërt dhe kështu kokrrat e tij nuk ngjiten me njëra-tjetrën. Edhe drithërat duhet të lahen përpos markaronave.


Barishtet e ndryshme
Nëse i blini të paketuara vetëm shpërlajini, ndërsa, nëse i merrni direkt nga tregu i gjelbërt duhet t’i lani me pak uthull e sodë buke. Gjithashtu, kjo praktikë mund të përdoret edhe për majdanozin e koprat.

Youtube

Arkiva

Kategoritë