Die, Dhj 6, 2020
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që parandalojnë bllokimin e arterieve dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës!

Çelësi për të pasur një zemër të shëndoshë është të zgjidhni ushqime që do të zvogëlojnë inflamacionin, që është një nga shkaqet rrënjësore të krijimit të pllakave në arteriet tuaja.

 Këtu kemi një listë të ushqimeve të cilat ndihmojnë në pastrimin e arterieve.

Fiqtë

Fiqtë janë të pasur me fibra, që ndihmojnë në humbjen e peshës, dhe kaliumit, i cili ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut. Ata gjithashtu përmbajnë një sasi të madhe polifenolësh për luftimin e pllakave. Përpiquni t’i konsumoni sa më shumë.

Bollguri

Bollguri është i mbushur me antioksidantë të pllakave. Pse është kjo e rëndësishme? Sepse ky lloj i fibrave të tretshëm ka aftësinë të thith kolesterolin dhe ta shtyjë atë përmes sistemit të tretjes në mënyrë që të mos absorbohet. Kjo ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit LDL.

Fëstëkët 

Ky frut i thatë ka fuqinë të rrisë nivelet e HDL (koesterolit të mirë) dhe të ulë nivelin e LDL. Meqë fëstëkët janë të pasur me fibra dhe me antioksidantë, mbrojnë gjithshtu qelizat e trupit tuaj nga stresi oksidativ, dëmtim që mundëson krijimin e pllakave në arteriet tuaja.

Salmoni

Salmoni bën pjesë në listën e ushqimeve të shëndetshme. Ashtu si peshqit e tjerë, ai është i pasur me omega-3, DHA dhe EPA. Vaji i peshkut zvogëlon nivelin e triglicerideve, stabilizon pllakën dhe zvogëlon inflamacionin.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me acide yndyrore të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe normalizimin e niveleve të insulinës për kontroll më të rreptë të sheqerit në gjak. Termi “ekstra i virgjër” do të thotë se vaji i ullirit nuk është ekspozuar ndaj nxehtësisë ose mekanizmave të tjerë që mund të zbrazin lëndët ushqyese. Ndërsa ky vaj është një yndyrë e shëndetshme, është ende një yndyrë, dhe duhet të keni kujdes në përdorimin e tij.

Spinaqi

Ndër përfitimet e shumta, spinaqi është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e sasive të lira radikale në trup./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë