Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Ushqimet për lëkurë të pastër

Lëkura e pastër është ëndrra e secilit njeri.

Një lëkurë pa shenja, puçrra e rrudha – është ajo që dëshirojnë të gjithë.

Gratë janë ato që janë më të preokupuara lidhur me lëkurën, duke përdorur kështu produkte tejet të shtrenjta e tretmane tek dermatologut për të arritur që lëkura e tyre të duket perfekte.

Por shpeshherë produkte të shumta bëjnë efektin e kundërt. Në vend që të përmirësojnë janë pikërisht këto produkte që e dëmtojnë edhe më shumë atë.

Grimi që përdoret për çdo ditë, ka përmbajtje të tillë që dëmton lëkurën në masë të madhe, prandaj edhe trendet e fundit janë që sidomos gjatë ditës të mos përdoret fare grim.

Lëkura është tregues i shëndetit, i mënyrës se si ushqeheni.

Këto janë ushqimet që duhet t’i konsumoni së paku njëherë në javë që lëkura juaj të duket bukur dhe e shëndetshme:

Mishi i peshkut është zgjidhja e duhur për një lëkurë më të bukur, kjo pasi ka në përmbajtje omega 3 që është ndikuesi kryesor për një lëkurë të shëndetshme. Omega  3 është e nevojshme për ta mbajtur lëkurën e lëmuar dhe të hidratuar.    

 Avokado është një zgjidhje tjetër ideale për një lëkurë të bukur. Konsumimi i këtij fruti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në organizëm por gjithashtu edhe në lëkurë.

Arrat kanë gjithashtu karakteristika që ndikojnë shumë në lëkurë. Ato janë burim i acideve yndyrore esenciale, që  trupi nuk mund t’i prodhojë vetvetiu.

Çajin e gjelbër e rekomandon dermatologu  amerikan, Kaleroy Papantonio, si një zgjidhje për personat që vuajnë nga aknet në fytyrë.

Vaji i ullirit duhet të jetë pjesë shtesë e ushqimit të përditshëm, në mënyrë që të keni lëkurë me më pak rrudha.

Çokollata e zezë, përveç që është shumë e shijshme ka ndikim të jashtëzakonshëm në lëkurën tuaj. Kjo çokollatë ka përbërës të bimëve me veti antioksiduese, që ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në qarkullim më të mirë të gjakut. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë