Hën, Jan 18, 2021
Banner Top
Banner Top
Ushqimet ‘magjibërëse’ për veshkat tuaja

Veshkat janë organet përgjegjëse për pastrimin e trupit dhe largimin e mbetjeve. Shumë sëmundje janë të ndërlidhura me veshkat dhe problemet me këtë organ mund të jenë tepër të rrezikshme.

Por janë disa ushqime që kontribuojnë në pastrimin e veshkave dhe që me patjetër duhet të jenë pjesë e dietës tuaj:

Lëngu i boronicave të kuqe

Ky lëng është tejet i mirë për largimin e infeksioneve të traktit urinar, por ai ndihmon gjithashtu edhe veshkat. Pirja e saj, pastron veshkat nga gurët që njihen ndryshe si oskalate kalciumi.

Mollët

Janë të pasura me shumë vitamina dhe ndihmojnë shumë në largimin e toksinave dhe e lehtësojnë punën që kanë veshkat.

Shafrani i Indisë

Në mënyrë që të keni veshkë të shëndetshme, atëherë filloni e konsumoni shafran. Atë mund ta shtoni në shumë ushqime si tek mishi, në smoothie dhe në ushqime të tjera.

Hudhrat

Përveç shumë të mirave që vijnë nga konsumi i hudhrave, nga to përfitojnë edhe veshkat prandaj sigurohuni që të keni hudhra në pjatën tuaj. /Familja Jone

Arkiva

Kategoritë