Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 80%

Sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vlerëson se të paktën 17.5 milion njerëz kanë ndërruar jetë  për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare në vitin 2012. Por ka një lajm të mirë: rreth 80% e sulmeve në zemër e madje edhe goditjeve në tru mund të parandalohen. Pesë ndryshime në stilin e jetës do të ishin efektive për të mbrojtur veten kundër sëmundjeve të zemrës, përkatësisht:

1. Hani në mënyrë të shëndetshme
Në kundërshtim me besimin popullor, nuk duhet të shmangni yndyrnat (por ama ato të jenë të ngopura, pra të shëndetshme) që vijnë nga arrat, avokadot etj. Në vend të kësaj, ju duhet të qëndroni larg karbohidrateve të rafinuara, ushqimet e përpunuara, sheqeri artificial ! Konsumoni proteina me bazë bimore dhe yndyrna të shëndetshme

2. Jini aktiv fizikisht.
Nuk është e nevojshme të  anëtarësoheni  në palestër që të jeni fizikisht aktiv. Vetëm duke ecur 40 minuta në ditë dhe duke u ushtruar një orë në javë, ju mund të ulni ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

3. Perimetri i barkut tuaj nuk duhet ta kalojë 95 cm.  Të qenit mbipeshë dhe obez janë faktorë rreziku për taktet në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare.

4. Konsumoni alkool në mënyrë të moderuar.
Alkooli (përjashto verën e kuqe) është armik i zemrës, nëse pihet në mënyrë të ekzagjeruar.. Duhet ta mbani mend se nuk mund të konsumoni më shumë se 5 ml në ditë. Në fakt, pirja e alkoolit mund të rrisë tensionin e gjakut dhe të kontribuojë në sëmundjet e zemrës.

5. Mos pini duhan
Studim kanë treguar që ndalimi i pirjes së duhanit për gjysmë viti mund të ulë rrezikun për sëmundje zemre menjëherë. Përveç pesë ndryshimeve të jetesës të përmendura më lart, sigurohuni që gjithashtu të optimizoni tuaj nivelet e vitaminës D.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë