Die, Nën 29, 2020
Banner Top
Banner Top
ULJA NË SHTËPI APO PUNË, CILA ËSHTË MË E RREZIKSHME?

Studime të reja kanë treguar se jo të gjitha format e qëndrimit pasiv janë njësoj të dëmshme.

Ne tashmë e dimë se një mënyrë jetese e ulur, në të cilën një person ulet për periudha të gjata çdo ditë dhe bën pak stërvitje, është e keqe për shëndetin në përgjithësi dhe për shëndetin e zemrës në veçanti.

Megjithatë, në një studim të ri, hulumtuesit nga Kolegji Vagelos i Mjekëve dhe Kirurgëve në Universitetin e Kolumbias në New York City, NY, kanë gjetur se ekziston një dallim midis uljes profesionale (uljes në punë) dhe kohës së lirë (ulur në shtëpi, duke pare televizor).

Dhe, studimi zbuloi një dallim ndoshta të habitshëm: Koha që një person shpenzon ulur në shtrat në shtëpi, duke shikuar televizorin, ka më shumë gjasa që të rrisë rrezikun e problemeve të zemrës sesa koha që ata kalojnë duke u ulur në punë.

Njerëzit në studim që raportuan se qëdrojnë ulur dhe shikuar TV për 4 ose më shumë orë çdo ditë kishin një rrezik 50% më të lartë të problemeve kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme në krahasim me individët që u ulën para televizionit për 2 orë ose më pak në ditë.

Megjithatë, rritja e njëjtë e rrezikut nuk tregohej kur orët e uljes u zhvilluan në punë – pjesëmarrësit që ishin ulur për periudha të zgjatura në zyrë nuk kishin rrezik më të lartë kardiovaskular se ata që shpenzonin pak kohë duke u ulur në punë.

Megjithëse studimi sugjeroi se ulja në shtëpi e mposhtë uljen në punë kur është fjala për rritjen e rrezikut të shëndetit, autorët e saj tregojnë se çdo lloj mos-aktiviteti fizik ka potencial të dëmtojë shëndetin./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë