Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Uji i rrushit të thatë, një ilaç magjik!

Rrushi i thatë është një nga zbulimet më të rëndësishme ushqimore. 

Vitaminat, fibrat, mineralet janë të bollshme tek frutat e thata. 

Madje edhe doktorët ua rekomandojnë pacientëve të tyre frutat e thata. 

Mirëpo, çfarë përfitimesh kemi nga uji i rrushit të thatë? 

Uji i shkrin të gjitha mineralet dhe lëndët ushqyese të rrushit dhe lëkurës së tij, duke rritur vetitë shëndetësore të këtij rrushi të fuqishëm.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë përfitimesh shëndetësore ka uji i rrushit të thatë se çfarë ndodh me organet dhe sistemin tuaj tretës nëse e konsumoni pas zgjimit:

Mëlçia juaj dhe zorrët do t’i heqin qafe toksinat më lehtë

Uji i rrushit të thatë është përdorur për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Në këtë frut të thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të dietave. Antioksidantët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.

Do t’ju shtohet energjia

Shkencëtarët dhe ekspertët e sportit besojnë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike. Uji i rrushit të thatë mund t’ju japë energji në mëngjes, ose mund ta konsumoni kur keni stërvitje të fuqishme.

Niveli juaj i kolesterolit do të ulet dhe presioni i gjakut do të stabilizohet

Studimet kanë treguar se rrushi i thatë është shumë i pasur me fibra, kalium, antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Konsumimi i ujit të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë