Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Trump akuzon rëndë OBSH-në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka vazhduar polemikat me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke e akuzuar këtë të fundit që nuk ka qenë e aftë ta menaxhojë shpërthimin e pandemisë.

Trump, gjithashtu ka thënë ë OBSH-ja është bërë krah i Kinës. I pari i SHBA-ve akuzoi kreun e OBSH-së, Tedros Adhanmon Ghebreyesus.

“Ata thanë më shumë qese me kufoma… Ai (ju referohet Tedros), do të kishte shërbyer shumë më mirë për njerëzit që duhej t’ju shërbente nse do të jepnin një analizë të saktë. Gjithcka ishte e koncentruar në Kinë”.

“Ai donte që unë t’i mbaja kufijtë e hapur. Unë mbylla kufirin për t’ia përplasur në fytyrë atij, ishte një vendim i vështirë për t’u marrë në atë kohë. Ne morrëm një vendim kundër OBSH-së”, ka thënë Trump.

Youtube

Arkiva

Kategoritë