Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Truku për pastrimin e sinuseve, ndihmon te gjendjet kronike

Sinuset e mbyllura mund të vështirësojnë jetën e përditshme dhe të krijojnë probleme me frymëmarrje të vështirësuar, dhembje koke, por edhe me probleme te dëgjimit të dobësuar.

Dr.Alan Mandell nga Florida, praktikues i kiropraktikës, ka treguar edhe dy mënyra për pastrimin e sinuseve për të cilat do t’ju nevojiten më pak se dy minuta, poashtu mund t’i provoni menjëherë:

  1. Shtrini gishtat e mëdhenj dhe njëherësh derisa hapni gojën shtypni me gishta brendësinë e veshit.

Lironi shtypjen në vesh njëkohësisht duke mbyllur gojën. Do të dëgjoni pëlcitje të lehta në vesh. Bëni dhjetë përsëritje të shpejta.

2. Mbyllni hundën me gishta, merrni frymë lehtë dhe nxirreni frymën duke mbajtur gojën të hapur, me ç’rast do t’ju fryhen faqet, sikur pini duhan.

Bëni tri përsëritje duke u kujdesur që të mos i fryni faqet shumë. Pritni disa minuta, pastaj do të duhej të ndienit se si po ju pastrohen sinuset.

Edhe njerëzit me probleme kronike të sinuseve kanë konstatuar që këto këshilla ndihmojnë. Posaçërisht janë të dobishme nëse nuk dëshironi të merrni barna të tepërta, por jeni të prirë ndaj mënyrave natyrale të shërimit. /Familjajonë

Arkiva

Kategoritë