Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
TRIDHJETË E TETË TË SHËRUAR DHE SHTATËDHJETË E PESË RASTE ME COVID-19!

Sot më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 416 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 75 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë.

Sot më 20 qershor 2020,  janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë