Enj, Shk 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Tri gra shtatzëna të prekura me koronavirus në vendin tonë

Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Rasti i parë është një grua në javë e 36 të shtatzënisë e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po është vetizoluar në shtëpi.

Po ashtu është edhe një grua shtatëzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit.

Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.

Arkiva

Kategoritë