Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre pacientë në QKUK në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 54 pacientë të prekur nga virusi Covid -19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë që tre prej tyre janë në gjendje kritike.

“41 raste janë në gjendje stabile. 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë