Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Tri mënyra për t’u mbrojtur nga viruset e ndryshme

Ekspertët e sëmundjes infektive thonë se nuk duhet të shpenzoni qindra dollarë që të mbrohemi nga Coronavirusi ose viruse të tjera.

Mjekët kanë rekomanduar disa nga mënyrat, të cilat e ulin rrezikun nga viruset e ndryshme për 64 përqind!

Më poshtë gjeni disa mënyra të thjeshta për të rregulluar rutinën tuaj për të mos kapur ndonjë virus, gjatë kësaj sezone.

Pastroni si mjek

Larja e duarve për të paktën 20 sekonda është e rëndësishme, mirëpo edhe mënyra se si bëhet pastrimi i duarve ka rëndësi, thekson Dr. Koralnik. Metodat që ai i përdor gjatë pastrimit të duarve janë: i lagni duart, shtoni sapun, fërkoni pëllëmbët së bashku, pastaj fërkoni pjesën e prapme të secilës dorë, duke mbyllur gishtat. Fërkoni çdo gisht me pëllëmbën e duarve. “Nëse keni një unazë martese, sigurohuni që të lani edhe nën të,”  thotë Dr. Koralnik. Shpërlajeni dhe thajeni me një pallomë letre.


Pastroni telefonin tuaj

Telefoni juaj ka të ngjarë të jetë një nga gjërat më të ndyra që posedoni, sipas mikrobiologëve në Universitetin e Arizonës. Por mund të jetë e vështirë për tu pastruar pasi prodhuesit rekomandojnë të mos përdorni dezinfektues ose alkool, të cilat mund të dëmtojnë pjesët mbrojtëse në ekran. Rekomandimi i Dr. Koralnik: Merrni një mbrojtës të ekranit (lloji që ju do të aplikonit për ta ruajtur nga gërvishtjet) dhe fshijeni atë  me alkool izopropil 70 përqindësh.

Rritni konsumin e vitaminës D

Tod Cooperman, MD, redaktor-inxhinier i onsumerLab.com, një vlerësues kryesor i pavarur i shtesave dietike, sugjeron të merrni 800mg të vitaminës D-3 çdo ditë. Studiuesit e Universitetit Boston zbuluan se marrja e vitaminës D zvogëlon rrezikun e kapjes së defekteve të frymëmarrjes si Coronavirus i ri deri në 64 përqind.

Arkiva

Kategoritë