Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Trauma nga Covid-19, si të veproni?

Që nga lufta e dytë botërore thuhet që nuk ka pasur njerëz të traumatizuar kaq shumë.

Edhe pasi vetë virusi COVID-19 të vihet nën kontroll, shenjat mendore do të zgjasin më shumë se virusi.

Disa grupe përballen me një rrezik të veçantë të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), simptomat e të cilave përfshijnë makthe, kthim prapa dhe ndjenja faji, ankthi ose izolimi.

Mirëpo më të prekshmit janë ata që kanë qenë shumë të sëmurë, ose kanë humbur të afërm, si dhe viktima të traumave të mëparshme (të tilla si refugjatët), dhe ata me punë në vijën e frontit, të tilla si mjekë dhe infermierë.

Në Spanjë gati një e gjashta e të infektuarve janë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe shumica e tyre tregojnë shenja të stresit post-traumatik. Në Bangladesh, të ardhurat e njerëzve të varfër u zvogëluan 80%, ndërsa 86% e njerëzve në një sondazh raportuan stresin  lidhur me covid-19.

Bota duhet të marrë seriozisht traumën mendore që po shkaktohet nga virusi COVID-19 duke i ndjekur hapat të cilët ndihmojnë në uljen e traumës mendore, nga të cilat përfitojnë jo vetëm individët, por edhe shoqëria më gjerë shkruan The Economist.

Donacionet e parave ose ushqimit kanë më pak rëndësi gjatë kësaj periudhe. Ndjenja që mund t’u drejtoheni fqinjëve tuaj për ndihmë në aspektin psikologjik është shumë më e rëndësishme.

Franca, për shembull, krijon “njësi të urgjencës mjekësore dhe psikologjike” pas sulmeve terroriste dhe katastrofave të tjera. Disa qytete në Francë në periudhën e pandemisë kanë riaktivizuar “model me dy çadra”, një për kujdesin mjekësor dhe tjetrin për kujdesin psikologjik, për të ndihmuar njerëzit të përballen me pasojat e shëndetit mendor.

Disa njerëz ngushëllohen nga fakti që nuk janë vetëm, por pandemia ka paraqitur sfida të pazakonta. Distancimi social e bën më të vështirë rilidhjen me të tjerët, një hap në rikuperimin e traumës.

Po ashtu tronditja ekonomike e COVID-19, ka zvogëluar shërbimet e shëndetit mendor kudo, por veçanërisht në vendet e varfra.

Një përparësi në aspektin psikologjik thuhet të jetë bashkimi i njerëzve, duke zgjeruar aksesin në internet. Profesionistët e shëndetit psikologjik duhet të i lidhin njerëzit përmes rrjeteve sociale të ndryshme, që të rekomandojnë këshilla për ruajtjen e shëndetit mendor.

Trauma mendore e COVID-19 nuk mund të fshihet, por mund të lehtësohet përmes këshillave të psikologëve shkruan The Economist.

Youtube

Arkiva

Kategoritë