Tetë të rinj vdiqën në rrethana të dyshimta gjatë natës së Vitit të Ri në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sot pritet t’iu bëhet autopsia viktimave, në mënyrë që të gjenden shkaqet e vdekjes.
Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore dhe Prokuroria thanë se tani për tani gjithçka tregon se vdekja ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave toksikë nga njësia, e cila ishte e vendosur në dhomën ndihmëse të vilës ku festuan Ivan Miličević, Stipe Romić, Mirela Rezo , Žana Pavković, Mia Soldo, Stipe Pavković, Marija Pavković dhe Stjepan Jukić, të gjithë të lindur në 2001.
Gjatë inspektimit, u përcaktua që dritarja ishte gjysmë e hapur, dhe ka shumë të ngjarë që në këtë mënyrë gazrat e shkarkimit, konkretisht monoksidi i karbonit, të mbytnin tetë të rinj.