Mar, Mar 2, 2021
Banner Top
Banner Top
Top 10 ushqimet që largojnë yndyrën e zonës së barkut

Shumë njerëz përballen me yndyrën e zonës së barkut. Ju mund të keni një peshë ideale, por yndyra e tepërt e akumuluar në zonën e barkut mund t’ju shqetësojë. Disa njerëz i drejtohen kirurgjisë, por para se të shkoni atje, provoni metodat natyrale. Njëra prej tyre është të përfshini këto ushqime në dietën tuaj të cilat janë një armë e vërtetë në luftën kundër yndyrave abdominale.

1. Agrumet

Vitamina C në frutat si limonat, qitrot e portokajt ndihmon trupin të përpunojë yndyrat më shpejt, gjithashtu eliminon insulinën duke parandaluar shtimin në peshë. Konsumojini këto fruta në vaktin e mëngjesit.

2. Pjepri dhe shalqiri

Këto fruta janë shumë të pasura me kalium i cili rregullon nivelet e kripës duke reduktuar fryrjen e barkut.

3. Arrat

Herën tjetër që do të bëni sallatë, shtojini edhe një grusht arra pasi janë të shkëlqyera për të luftuar yndyrën e zonës së barkut. Përveçse janë të shijshme, ato përmbajnë Omega-3 të cilat ju ndihmojnë në disa mënyra si p.sh në rregullimin e stresit hormonal, si kortizoli dhe parandalimi i akumulimit të yndyrave. Mos hani shumë, ju mjaftojnë 4 arra në ditë.

 4. Bajamet

Është mirë të konsumoni deri në 10 bajame në ditë. Për shkak të indeksit të tyre glicemik, kontrollojnë nivelet e sheqerit në trupin tuaj dhe aktivizojnë metabolizmin. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, proteinave, fibrave dhe Omega-3, ato ju mbajnë të ngopur gjatë ditës.

5. Kafeja jeshile

Kafeja jeshile ka një famë botërore në eliminimin e yndyrave të zonës së barkut. Kur janë jeshile ato përmbajnë acid klorogjenik, një komponent që redukton absorbimin e sheqernave në traktin gastrointestinal si dhe djeg yndyrën e akumuluar. Ky acid gjithashtu stimulon aktivitetin metabolik të mëlçisë, e cila do të djegë edhe më shumë yndyra.

6. Tërshëra

Ky ushqim është një burim natyral fibrash dhe proteinash dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet për mëngjes ose darkë. Ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe pastron gjakun. Ajo eliminon yndyrat e barkut duke larguar toksinat nga trupi, kështu që përpiquni ta integroni në dietën tuaj herë pas here.

7. Perimet e pasura me shumë fibra

Është e rëndësishme të dini se ju bën mirë të hani disa porcione perimesh të gjalla në ditë: karota, perime me gjethe jeshile, etj. Si rezultat, trupi juaj do të aktivizohet më mirë dhe do të djegë më shumë yndyra. Duhet të hani gjithashtu edhe perime shumë të larta në fibra si spinaqi dhe brokoli. Nutrientët e tyre janë në gjendje të përthithin më pak yndyrë në zorrë.

8. Frutat e pyllit

Këto fruta të shijshme si luleshtrydhet, mjedrat, boronicat dhe manaferrat kanë përmbajtje të lartë fibrash dhe pak kalori. Falë flavonoideve, ato rregullojnë nivelet e sodiumit në trup. Gjithashtu përmbajnë antocianina, në gjendje për të parandaluar asimilimin e yndyrave dhe sheqernave.

9. Salmoni

Është një burim thelbësor i Omega 3 dhe proteinave, gjithashtu aktivizon metabolizmin dhe parandalon grumbullimin e dhjamit në zonën e barkut. Mund të hani një porcion prej këtij peshku deri në dy herë në ditë.

10.Vaj ulliri

Shoqëruesi më i mirë i sallatave tona. Mos nguroni ta përdorni sa më shumë në tryezë sepse përmirëson përthithjen e nutrientëve në trup dhe redukton kolesterolin. Është gjithashtu një aleat i mirë në rregullimin e yndyrave të barkut.

Burimi: Living

Arkiva

Kategoritë