Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Tipat e dhimbjeve të kokës mund të tregojnë se çfarë problemesh shëndetësore kemi

Dhimbja e kokës shpesh konsiderohet si diçka normale dhe pa ndonjë rrezik të madh për shëndetin tonë. Sa herë që na dhemb koka, si justifikim për veten e gjejmë pagjumësinë apo lodhjen e tepërt.

Sigurisht, dhimbja e kokës nuk pasqyron gjithnjë probleme serioze në organizëm, por ka raste kur ajo paraqitet vazhdimisht dhe mund të kthehet në diçka shqetësuese.

Varësht prej regjionit që prek dhimbja e kokës, janë edhe simptomat potenciale të ndonjë problemi më të madh.

Për shembull, kur kemi dhimbje të vazhdueshme balli, më shumë gjasë vuajmë nga tensioni i gjakut. Kur zona e dhimbjes kalon nga syri i majtë dhe e përfshin gjysmën e kokës, ekziston mundësia të jetë migrena.

Dhimbja e pjesës afër vetullave dhe zgavrave të hundës njëkohësisht mund të jetë lajmërues i problemit me sinus. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë