Pre, Mar 5, 2021
Banner Top
Banner Top
Thirrja e doktorit: Nuk ka vend për frikë dhe panikë, por për kujdes të shtuar

Shkruan: Dr. Visar Zekaj

Deri më tani janë regjistruar 79 raste pozitive me coronavirus. Rastet e para të infektuara janë raste të ardhura nga Italia, Gjermania dhe Anglia, kurse rastet tjera të infektuara janë nga kontakti i afërt i të ardhurëve nga vendet përendimore. Nga ky bilanc kemi një rast i cili kishte qenë i komplikuar apo më mirë me thanë rast kritik i cili ka përfunduar i vdekur, kurse është regjistruar edhe rasti i parë i shëruar nga infeksioni me covid 19, që është një lajm i shkëlqyeshëm. Pra të jemi vigjilent, të mbajmë distancë sociale, të mbajmë higjenën personale duke pastruar duart për 20-30 sekonda apo dezinfektuar me bazë alkooli 70%, gjatë kollitjes apo teshtitjes të mbajmë faculetën apo brrylin dhe faculetat ti hudhim në shportë të cilën shportë ta mbyllim mirë dhe ta hudhim në mbeturina.
Më e rëndësishmja në këtë situatë është të qëndrojmë në shtëpi të vetizolohemi dhe të shmangim kontaktet me të gjithë, përveq antarëve të ngushtë të familjes.
Nuk ka vend për frikë dhe panikë, por për kujdes të shtuar.

#kujdespopanikëjo
#përkrahjepersonelitshëndetësor./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë