Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Thirrja e doktoreshës Emini-Sadiku: Kujdes JU LUTEM, mbani maska kur jeni në publik, NUK është turp!

Numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë po shkon duke u rritur.

E duke e parë këtë numër në rritje, të gjitha institucionet përkatëse po bëjnë thirrje për respektim të masave.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ass.dr.Merita Emini Sadiku, Dr.Sci, Interniste-endokrinologe përmes një statusi në facebook.

Ja postimi i saj:

Të dashur qytetarë dhe sidomos të rinjë,
?Pandemia me COVID19 po duket më serioze në ditët në vazhdim. Nuk po merret seriozisht fare nga të rinjët dhe frekuentimi në terracat e kafiterive pa asnje masë mbrojtëse është tmerrues dhe në të njejtën kohë shumë e rrezikshme.
?Është për t’u admiruar se sa më të kujdeshëm sillen më të moshuarit duke bartur maska mbrojtëse dhe duke i parë kryesisht vetëm pothuajse shumë pak në kafiteri e më shumë në parqe ?✅
?Pse gjithë ky mohim i masave nga të rinjët?
?A duhet të rishikohen masat restriktive përsëri?
?Klinika infektive dhe e Mushkrive janë mbushur me pacientë të rëndë.
?Çdo ditë ndëgjojmë për mjekë e infermierë të infektuar.Kjo do të thotë izolim I tyre dhe i personelit tjetër të rrezikuar.Kjo çon drejt kollabimit të sistemit tonë shëndetësorë dhe njëkohësisht më pak mundësi për shërim‼️
?Kujdes JU LUTEM, mbani maska kur jeni në publik, NUK është turp dhe mos tregoni trimëri koti se ju mund të jeni kështu bartës të infeksionit tek të moshuarit të cilët shumë më vështirë e përballojnë infeksionin dhe mund të përfundojnë keq për shkak edhe të sëmundjeve kronike që kanë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë