Die, Jan 17, 2021
Banner Top
Banner Top
Themelohet Bordi Qendror për shkollim specialistik

Është themeluar Bordi Qendror për shkollim specialistik. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.


Ai ka thënë se do t’i trajtoj me seriozitet të madh kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.

Ja postimi i tij i plotë:

“Sot themeluam Bordin Qendror për shkollim specialistik, me mandat 3 vjeçar, i cili do t’i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë.

Qindra mjekë të diplomuar prej vitesh e kanë pritur këtë vendim që t’u mundësohet të ndjekin shkollimin e mëtejmë specialistik në fushën e mjekësisë.

Që nga dita e parë si ministër e kam prioritet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializimet në fushat e preferuara të tyre.

Do t’i trajtoj me seriozitet të madh kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.
Këta janë pasuria jonë më e shtrenjtë, të cilët vendi ynë nuk duhet t’i eksportojë jashtë.
Ta parandalojmë ikjen e trurit!
Ta zhvillojmë Kosovën!/Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë