Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: I bëj thirrje parlamentit të bashkohet e ta ratifikojë atë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi , ka bërë thirrje që deputetët të bashkohen dhe ta ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”.
“Unë i bëj thirrje parlamentit të bashkohet e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Përndryshe mbrëmë vonë Presidenti ka rekomanduar shpallje të gjandjes së jashtëzakonshme, por menjëherë në një konferencë për media zëvendës kryeministri, Haki Abazi, ka thënë që nuk duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë kërkes për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme ka pasur edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duhet 2/3 e votave në Parlament.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë