Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
Tetë viktima dhe 175 raste të reja në 24 orët e fundit në Itali

Në Itali vijon të bjerë numri i infeksioneve të reja me COVID-19 e po ashtu edhe numri i viktimave.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima, numri më i ulët i regjistruar në vend që prej fillimit të epidemisë, duke e çuar numrin total në 34716.

Ndërkohë janë 175 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, një shifër shumë më e ulët se dje, ku 259 persona u infektuan me COVID-19.

Po ashtu pozitive janë edhe të dhënat e njësive të kujdesit intensiv, ku për herë të parë numri i pacientëve të shtruar është nën 100.

Arkiva

Kategoritë