Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Tetë pacientë me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive janë 8 pacientë të hospitalizuar me koronavirus.

“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.

Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet”, shkruhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë