Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Temperatura te fëmijët – Ç`duhet të dimë?

Temperatura te fëmijët mund të jetë një ndër simptomat më të frikshme për prindërit, sidomos nëse temperatura është e lartë dhe fëmijët janë ende shumë të vegjël.

Në këtë artikull do të mësoni se çfarë mund ta shkaktoj temperaturën te fëmijët e vegjël dhe çfarë duhet të bëni në këto raste.

Çfarë e shkakton temperaturën te fëmijët?

Temperatura nuk është një sëmundje – është një simptomë e një sëmundjeje. Ajo tregon se trupi është duke luftuar sëmundjen dhe se sistemi imunitar po funksionon. Nëse fëmija juaj është me temperaturë, në shumicën e rasteve do të thotë se mund të “jetë ftohur” ose të ketë marrë një infeksion viral. Edhe pse më rrallë, temperatura në fëmijë të vegjël mund të jetë si pasojë e penumonisë, infeksioneve urinare, infeksioneve të veshit ose infeksione më të rënda në gjak apo si pasojë e meningjitit.

Shkaqe te tjera të temperaturës mund të jenë:


– Vaksinimi.
– Nxehja nga veshjet e tepërta ose qëndrimi i gjatë jashtë në një ditë të nxehtë.

Temperatura në fëmijë vërehet kur prekim ballin e tyre por edhe nëse fëmija nuk e ka ballin e nxehtë jo gjithmonë do të thotë se nuk ka temperaturë. Po ashtu, fëmija me temperaturë mund të jetë i irrituar dhe më shumë i bezdisur nga zakonisht.

Simptoma të tjera me të cilat mund të shoqërohet temperatura janë:


– Pagjumësi
– Mungesë oreksi
– Mungesa e interesit në lojra
– Fëmija nuk është aktiv ose mund të duket letargjik
– Atake konvulsive

Si duhet ta matim temperaturën e fëmijës?

Temperaturën e fëmijës mund ta matim në disa mënyra, si psh. nën sqetull, në gojë dhe nga rekti. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon vetëm përdorimin e termometrave dixhitalë në fëmijë. Kjo për arsye se termometrat me merkur mund t`i ekspozojnë fëmijët ndaj helmimit me merkur në rast të dëmtimit të tyre.

Termometrat rektal tregojnë temperaturën më të saktë të fëmijës dhe ndonjëherë janë më të thjeshtë në përdorim për foshnjat. Zakonisht, foshnjat nuk mund ta mbajnë një termometër në gojë ose nën sqetull, çka e bën matjen e temperaturës në këto raste të vështirë.

Kur duhet të kontaktoni një mjek?


– Nëse fëmija është nën 3 muaj dhe ka temperaturë; nëse fëmija është nën 2 muaj, konsiderohet si emergjencë dhe duhet të kontaktoni menjëherë një mjek.

– Nëse fëmija është jo aktiv ose letargjik
– Nëse fëmija ka probleme me frymëmarrjen dhe nuk ka oreks
– Nëse fëmija është shumë i irrituar dhe e keni shumë të vështirë për ta qetësuar
– Nëse fëmija ka fenomene kutane (rash, puçrra, skuqje në lëkurë)
– Nëse fëmija ka shenja të dehidratimit si psh. i lag pelenat më rrallë se zakonisht apo nuk urinon si zakonisht, ka gojën e thatë, qan pa lot.
– Nëse fëmija ka konvulsione

Edhe për mjekët është e vështirë të kuptojnë nëse një i porsalindur ka një infeksion viral të thjeshtë apo një infeksion më serioz (si një infeksion urinar, pneumoni apo meningjit). Për këtë arsye mjekët mund të kërkojnë teste të tjera si analiza gjaku apo urine ose grafi të mushkërisë etj. për të zbuluar shkakun e saktë të infeksionit.

Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija ka temperaturë?

Nëse fëmija juaj është nën 1 muaj dhe ka temperaturë, duhet të kontaktoni me mjekun menjëherë. Për fëmijët më të rritur, këshillat si më poshtë:
– Bëni banjë me ujë të vakët – gjithmonë kontrolloni temperaturën e ujit ë para larjes së fëmijës.
– Visheni fëmijën me më pak rroba.
– Jepini fëmijës lëngje për të shmangur dehidratimin. Mund t`i jepni qumësht gjiri, formulë, solucione elektrolitike ose ujë, në varësi të moshës së fëmijës. Flisni me mjekun për rekomandime më të zgjeruara.
– Nëse fëmija është më i madh se 6 muaj dhe mjeku e rekomandon, mund t`i jepni fëmijës Acetaminophen (Paracetamol) ose Ibuprofen. Asnjëherë nuk duhet t`i jepni fëmijës Aspirin për uljen e temperaturës, për shkak të riskut të Sindormit të Rey-t. Po ashtu, në fëmijët nën 6 muaj nuk duhet t`i jepni fëmijës Ibuprofen. Sigurohuni të keni kuptuar saktë dozimin që ju ka rekomanduar mjeku.

Nëse jeni të shqetësuar për temperaturën te fëmija juaj, kontaktoni me pediatrin.

Por gjithëmonë keni parasysh, para se të vendosni ndonjë terapi për gjendjen e fëmijës tek peditatri juaj, fillimish bëni disa analiza bazike të cilat mund të iu orientojnë më saktë për diagnozën dhe llojin e medikamenteve që duhet përdorur.
Për analiza të sakta, të shpejta, të sigurta, gjithëmonë iu rekomandojmë laboratorin OLIVE, vendi ku mund të kryeni të gjitha analizat, duke gjetur edhe mjekë të fushave të ndryshme. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë