Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Te vërtetat dhe mitet për koronavirusin

Shkruan: Dr. Visar Zekaj

– Coronavirusi i ri po lëviz me shpejtësi dhe po përhapet shpejt në gjithë botën dhe ngritja e kualitetit të jetës ka krijuar terren edhe për dezinformim të opinionit. Disa informacione mund të jenë të padëmshme por disa tjera mund të jenë të dëmshme dhe të rrezikshme duke shkaktuar kështu frikë dhe kërcënim të shëndetit. Bazuar në shkencë do i ndajmë të vërtetat nga ato që nuk janë të vërteta apo të vërtetuara me shkencë.

– Coronavirusi është armë biologjike!
– Nuk ka asnjë provë gjenetike për asgjë tjetër përveq një virusi që ndodh në mënyrë natyrale. Është e vërtetë se në Wuhan kanë laborator që studion coronaviruset por analizat që janë bërë kanë treguar se nuk ka asnjë provë që ky virus është prodhuar, por që është gjetur në natyrë.

– Coronavirusi qëndron në fyt për 4 ditë dhe shkakton dhimbje fyti dhe kollitje para se të arrijë në mushkëri. Pirja e shpeshtë e ujit dhe gargarat me kripë apo uthull eleminon virusin.
– Coronavirusi shkakton dhimbje fyti, dhe uji i ngrohtë me kripë dhe uthull dhe gargarimi mund ta qetësojnë dhimbjen por nuk kanë veprim në virus.

– Fëmijët janë imunë ndaj coronavirusit!
– Në studimet që janë bërë jashtë Kinës është konstatuar se edhe fëmijet janë infektuar me COVID 19, porse fëmijët janë asimptomatik dhe në këtë mënyrë mund të mendoni që nuk infektohen. Zakonisht coronavirusi është i rrezikshëm për të moshuarit me sëmundje kronike të mushkërive, të zemrës, të veshkave, mëlçisë, sëmundjeve neurologjike, porse fëmijët mund ti infektojnë të moshuarit.

– Ngrënja e hudhrave, qepëve, patateve të ëmbla dhe disa vitamina apo edhe argjend koloidal mund ta forcoj sistemin tuaj imunitar dhe ta ulni rrezikun e infeksionit me COVID 19.
– Nuk ka prova që duke i ngrënë ushqimet e lartcekura mund të bëheni imun ndaj infeksionit me COVID 19.

– Mund të shmangni virusin duke pirë ujë të ngrohtë çdo 15 minuta.
– Ekziston gjithashtu një pretendim që nëse njerëzit pinë ujë të ftohtë mushkëritë e tyre bëhen fibrotike. Nuk ka asnjë provë që e mbështet këto pretendime, edhe pse në internet qarkullojnë lloj lloj mendime.

– Ju mund të trajtoni vet COVID 19 duke përdorur fosfatklorokinen, shtesë që përdoret për pastrimin e rezervuareve të peshkut.
– Megjithëse klorokina dhe hidroksiklorokina janë përmendur si trajtim i mundshëm për COVID 19, produktet për pastrimin e rezervuareve të peshkut përmbajnë klorokin fosfat që nuk është i destinuar për perdorim njerëzor. Fosfat klorokina përdoret për trajtim të malarias dhe është mjaft i rrezikshëm nëse merret pa përshkrim të mjekut. Asnjëra as Klorokina e as Hidroksiklorokina nuk janë vërtetuar për trajtim përfundimtar të COVID 19. Të dhënat paraprake sugjerojnë për përfitime të vogla, porse kjo duhet të vërtetohet shkencërisht.

Burimi: OBSH
John Hopkins University COVID 19./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë