Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Të shijshme dhe të shëndetshme, ja si të përgatisni qofte me hithra

Me siguri po mendoni për të gjitha herët ku keni prekur hithra dhe ju ka djegur, po ja që të gatuara në këtë mënyrë jo vetëm që s’do e ndjeni hidhësinë e tyre, por edhe do furnizono trupin me shumë vlera ushqyese. Një recetë fantastike, ombinohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, supë, por edhe byrek shtëpie.

Përbërësit: 1 tufë hithra, 2 qepë të njoma, 1 hudhër e njomë, 1 tufë kopër, 1 vezë, 200 ml qumësht, 50 ml vaj ulliri, 100 gr djathë, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja: Kalojmë hitrat në ujë të nxehtë. Rrahim vezën dhe më pas shtojmë sipas rendit të punës qumështin, vajin e ullirit, qepën e njomë, hudhrën dhe hithrat. I përziejmë dhe shtojmë koprën, djathin dhe miellin e misrit. Formojmë brumin dhe e ndajmë në forma. I vendosim në tavë me pak vaj ulliri dhe i pjekim për 30 min në 180 gradë.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë