Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Të rriturit po çmenden pas lojërave të fëmijëve

Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është aktiviteti fizik për shëndetin tonë. Dikush zgjedh palestrën, dikush tjetër është i dhënë pas klasave të zumba-s a jogas, por ka të tjerë që të tilla metoda u janë mërzitur.

Nëse bëni dhe ju pjesë në grupin e këtyre njerëzve, po ju informojmë se alternativa tjetër që keni për ta mbajtur trupin në super formë, do t’ju kthejë shumë vite pas në kohë.

Lojërat për fëmijë jo vetëm që do t’ju bëjnë të arrini objektivat tuaja në lidhje me linjat,  por s’do ta ndjeni aspak lodhjen sepse do të bëni qejf.

Ky trend i ri shkon përtej fitnesit dhe përfshihen të gjitha llojet e lojrave që aplikojnë të vegjëlit. Dhe njerëzit po e dashurojnë. Trajnerë të ndryshëm të fitnesit tregojnë se njerëzit janë lodhur nga ‘regjimi i detyruar’ siç është palestra pasi e konsiderojnë atë si diçka të detyruar.

Ndërsa duke luajtur njësoj si fëmijët, do kënaqeni dhe ndërveproni me njëri-tjetrin dhe ashtu si pa kuptuar do të shihni që keni disa kilogramë më pak.

Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj thonë se është metodë super efektive, duke qenë se shtyjnë njëri tjetrin të përfshihet dhe kështu të gjithë në aksion!

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë