Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Të qeshurit, ilaçi më i mirë kundër stresit

Stresi është çdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave duhet të përshtatemi. Ai mund të shkaktohet prej rreziqeve fizike ose kërcënimeve psikike. Duke e ditur këtë, e kemi më të lehtë të gjejmë strategjinë që t’i bëjmë ballë kësaj ndjenje, por si?
Psikologu Coleman me disa kolegë të tij i renditën disa teknika se si të përballohet stresi më lehtë. Të gjitha këto mënyra llogariten shumë praktike dhe mund të kryhen fare thjesht.
E para metodë është të qarët. Kur ne qajmë e shkarkojmë tensionin që shkaktohet nga një situatë stresante. Megjithëse të rriturit (veçanërisht burrat) edukohen të mos qajnë, ndonjëherë na ndodh që të gjithë të qajmë kur kemi ngarkesë të lartë emocionale. Kur e kryejmë këtë veprim shkarkojmë tensionin dhe jemi të gatshëm të riorientohemi.
Një formë tjetër për largimin e stresit është edhe të diskutuarit me dikë për problemet tua. Një numër i madh terapish janë të bazuara në premisën se nëse diskutoni më ndonjë njeri për problemet tua do të ndiheni shumë më mirë.
Edhe humori është mjet shumë me rëndësi në mposhtjen e stresit. Fjalia “të qeshurit është ilaçi më i mirë” është më se e vërtetë në këtë rast. Humori mundëson që ta përballojmë situatën më me lehtësi dhe efektivitet. Përmes së qeshurës jemi më të aftë t’i pranojmë sfidat dhe t’i zgjidhim problemet që na presin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë